‘Derby della Madonnina’ ngjyroset zikaltër, Interi mposht Milanin

‘Derby della Madonnina’ ngjyroset zikaltër, Interi mposht Milanin

22:52, 21/09/2019

Interi vijon të mbajë kryesimin në Serie A.

Zikaltërit mposhtën 2-0 Milanin në “Derby della Madonnina” e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Rezultati u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë kur Marcelo Brozovic (49’) realizoi duke mposhtur portierin kuqezi Gianluigi Donnarumma.

Në minutën e 78’ ishte Romelu Lukaku që shënoi edhe golin e qetësisë për zikaltërit.

Pas kësaj fitore, Interi kryeson Serie A me 12 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Juventusi i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco