VIDEO/ Panik gjatë ndeshjes Partizani-Bylis, shikoni si përjetohet tërmeti në stadium!

VIDEO/ Panik gjatë ndeshjes Partizani-Bylis, shikoni si përjetohet tërmeti në stadium!

20:35, 21/09/2019

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë ka goditur Shqipërinë duke sjellë dëme të mëdha në objekte por edhe dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.

Gjatë momentit të lëkundjeve të forta në stadiumit “Selman Stërmasi” po luhej minuta e katërt e takimit mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e pestë në Superligë.

Kamerat që po transmetonin ndeshjen janë tundur madje dëgjohen edhe të bërtiturat e tifozëve në shkallët e tribunës kryesore.

Për disa minuta loja u ndërpre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco