FSHF merr vendim/ Ja kur do të hidhet shorti i Kategorisë së Dytë

FSHF merr vendim/ Ja kur do të hidhet shorti i Kategorisë së Dytë

12:25, 21/09/2019

Shorti i Kategorisë së Dytë do të hidhet ditën e hënë në orën 12:00, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Diçka të tillë e kanë komunikuar vetë drejtuesit e FSHF-së, të cilët nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se e hëna do të jetë dita kur do të hidhet shorti për këtë edicion të ri futbollistik.

Kategoria e Dytë duhet të ngrinte siparin pikërisht ditën e nesërme, por për shkak të problemeve të shumta që kishin skuadrat, FSHF-ja ka vendosur që ta shtyjë me një javë fillimin e kampionatit, pra do të nisë në datën 29 shtator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco