Eto’o dërgon këtë mesazh ndaj ish-shokut të tij te Barcelona: Do ta vras Xavin, nëse...

Eto’o dërgon këtë mesazh ndaj ish-shokut të tij te Barcelona: Do ta vras Xavin, nëse...

15:14, 19/09/2019

E ardhmja e Ernesto Valverdes në stolin e Barcelonës është vënë në pikëpyetje të madhe.

Me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i tij i fundit në stolin e skuadrës blaugrana ndërkohë që si pasues i Valverdes shikohet gjithnjë e më shumë ish-mesfushori legjendar i Barçës, Xavi Hernandez, i cili aktualisht është në hapat e tij të parë si trajner pasi ka vetëm pak kohë që ka lënë futbollin.

Xavi është në drejtimin e skuadrës nga Katari, Al Sadd, dhe e ka çuar këtë ekip deri në gjysmëfinalet e Champions Leagues aziatike.

Janë të shumtë ata që mendojnë se Xavi mund të ketë një karrierë të ndritur me Barcelonën edhe si trajner dhe njëri prej tyre është ish-shoku i tij i skuadrës, kamerunasi Samuel Eto’o.

Ish-sulmuesi i Barçës në një intervistë është shprehur se Xavi e njeh shumë mirë filozofinë e lojës së blaugranave dhe mund të ndërtojë një cikël fitues.

“Ai është shumë i suksesshëm në Katar dhe në Spanjë”, ka thënë kamerunasi në një intervistë për Cadena Ser.

“Nëse ai nuk bëhet trajner i Barcelonës në të ardhmen, do ta vras”, ka shtuar më tej Eto’o duke qeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco