‘Interi ishte në gjumë’, Skriniar i zhgënjyer: Nuk luhet kështu...

‘Interi ishte në gjumë’, Skriniar i zhgënjyer: Nuk luhet kështu...

22:04, 17/09/2019

Milan Skriniar është shfaqur i zhgënjyer nga paraqitja e Interit pas barazimit me Slavian e Pragës.

Në mikrofonët e “Sky Sport”, mbrojtësi i zikaltërve u shpreh se ekipi ishte në gjumë, dhe se tani i duhet më shumë personalitet.

“Në katër ndeshje të luajtura, Slavia ishte kundërshtari më i fortë, veçanërisht në termat fizikë. Duhet të luajmë futboll dhe nëse luajmë si pesë minutat e fundit, do ishte një ndeshje tjetër. Kemi fjetur gjumë që nga fillimi, dhe ishim të papërqendruar në fushë”, u shpreh ai.

KLASIFIKIMI Ndeshja e parë gjithmonë ka rëndësi, por kemi edhe pesë të tjera e duhet të bëjmë më mirë. Siç e thashë, nuk është gjë e mirë kur luan pa përkushtim dhe pa personalitet. Këto kanë rëndësi.

DERBI Nuk e di ku e kishim gabimin sonte, por derbi është një ndeshje tjetër. Do futemi për ta fituar atë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco