E bujshme/ Milani del në shitje, pronari i madh bën ofertën joshëse!

E bujshme/ Milani del në shitje, pronari i madh bën ofertën joshëse!

18:04, 16/09/2019

Klubi i Milanit del sërish në shitje.

Kuqezinjtë pritet që të ndryshojnë pronar pasi në tavolinën e aksionerëve amerikanë të Elliott Management Corporation ka mbërritur oferta e majme.

Sipas raportimeve të medieve italiane thuhet që Louis Vuitton synon të blejë AC Milan për një shifër që do të ishte rreth 1 miliardë euro, shkruan SYRI.net.

Mëngjesin e sotëm grupi LVMH (kryesisht pronar i Louis Vuitton, por edhe i Dior, Fendi, Givenchy dhe Sephora) mohuan lajmin. Në komunikimin për media thuhet që pronari, Bernard Arnault, nuk do të ishte i gatshëm të blinte klubin e futbollit në pronësi të fondit Elliott.

Edhe pas këtij reagimi mediat thonë se negociatat midis Arnault dhe Paul Singer (pronar i Elliott) po zhvillohen në fshehtësi të madhe.

Padyshim që nuk është një problem ekonomik, duke pasur parasysh që Arnault aktualisht është njeriu i dytë më i pasur në botë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco