FOTO/ ‘ESPN’ publikon formacionin më të mirë në botë, zbuloni befasinë e madhe!

FOTO/ ‘ESPN’ publikon formacionin më të mirë në botë, zbuloni befasinë e madhe!

13:12, 13/09/2019

“ESPN” ka përpiluar formacionin më të mirë në botë, ku mungojnë yje si: Neymar, Alisson, Sergio Ramos dhe Harry Kane.

Media e njohur ka krijuar një ekip me talentet e klasit botëror që rreshtohet në një formacion 4-3-3.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak zë vendin mes dy shtyllave përpara Alisson Becker të Liverpoolit dhe Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës.

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i cili u shpall ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA është qendërmbrojtës i zgjedhjes së parë, përkrah Kalidou Koulibaly, të Napolit.

Krahë për krahë dy qendërmbrojtësve është Joshua Kimmich i Bayern Munich në të djathtë dhe Andy Robertson i Liverpoolit në krahun e majtë.

N’Golo Kante i Chelseat fillon mesfushën, krahas Frenkie de Jong të Barcelonës dhe yllit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili po kalon një formë fantastike me Belgjikën.

Kapiteni i Barcelonës, ??Lionel Messi është në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në të majtë nuk kishte si të mungonte Cristiano Ronaldo.

Udhëheqja e vijës së sulmit i është besuar superyllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco