Mourinho zbulon arsyen pse ndodhet në Madrid

Mourinho zbulon arsyen pse ndodhet në Madrid

19:48, 12/09/2019

Jose Mourinho është në pritje të momentit të tij, duke kërkuar një ekip me të cilin të vazhdojë karrierën pas asaj etape jo edhe aq të lumtur në Manchester në drejtimin e “djajve të kuq”.

Mediat spanjolle kanë gjetur sot portugezin në Madrid, qytet ku është përfolur vazhdimisht se ai do të kthehet për të drejtuar Realin.

Këtë herë, Mourinho kishte vizituar kryeqytetin spanjoll i ftuar nga La Liga, pasi është një nga ambasadorët e saj që nga periudha kur drejtonte pikërisht madrilenët.

Mediat spanjolle e kanë ngacmuar se mos kishte lidhje edhe me zërat e merkatos, por Mourinho i ka rezistuar tundimit.

“Vij shpesh në Madrid, por ju nuk më shihni”, ishin fjalët e tij para gazetarëve.

“Jam i qetë. Do të kthehem të drejtoj një ekip kur të dalë diçka që të më bëjë të ndjej se është momenti i duhur, rrini të qetë, pritni”, tha portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco