Rrëfehet Mkhitaryan: Në Angli nuk ndjehesha i lumtur, Roma është një...

Rrëfehet Mkhitaryan: Në Angli nuk ndjehesha i lumtur, Roma është një...

17:56, 12/09/2019

Henrikh Mkhitaryan është nënshkrimi më i fundit i skuadrës së Romës.

Armeni firmosi në orët e fundit të merkatos. Tek skuadra italiane, Mkhitaryan,  shkojë në formë huazimi.

Në një intervistë për “The Mirror” 30 vjeçari foli për këtë lëvizje, ku u shpreh se në Angli nuk ndjehej i lumtur dhe se Roma është një mundësi e shkëlqyeshme.

 “  Në Angli nuk ndjehesha i lumtur. Ndoshta ngaqë nuk po përshtatesha dot me futbollin anglez, dhe mendova se do ishte më e mira që të largohesha.

Muajin e kaluar e ndjeva më së shumti dhe kur agjenti më ofroi këtë mundësi, as nuk e diskutova.

 Kjo është një mundësi e mirë për të provuar dhe njëherë kënaqësinë që të jep futbolli. Roma nuk është një hap prapa, këtu po bëhet një ndryshim i madh, është një mundësi e shkëlqyeshme”, përfundoi Mkhitarian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco