Schick arrin akordin personal me skuadrën e Bundesligës, pritet zyrtarizimi

Schick arrin akordin personal me skuadrën e Bundesligës, pritet zyrtarizimi

11:48, 01/09/2019

Patrick Schick duket se do të bëhet me skuadër të re.

Ylli i Romës dhe kombëtares së Çekisë, Patrik Schick, thuhet se ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Leipzig.

‘Sky Sport Italia’ raporton se përfaqësuesit e lojtarit kanë arritur marrëveshje me Leipzig.

Skuadra nga Bundesliga do ta paguajë lojtarin rreth 2.8 milionë euro në sezon, si dhe do t’i jap skuadrës së Romës 5 milionë euro për një vit huazim.

Gjithashtu, Leipzig do të ketë mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit për 20 milionë euro, por kjo mund të futet në klauzolë vetëm nëse kalon në obligim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco