‘Ishte një mbrëmje e çmendur, ai kërceu me të gjithë’: Vajza brune tregon detaje nga nata e kaluar me Rooney

‘Ishte një mbrëmje e çmendur, ai kërceu me të gjithë’: Vajza brune tregon detaje nga nata e kaluar me Rooney

11:20, 01/09/2019

Wayne Rooney edhe pse është kapur disa herë mat duke tradhtuar gruan e tij, vazhdon përsëri ta bëjë atë.

E fundit ishte para disa ditësh, ku Rooney u fotografua nga papracët në hollin e një hoteli me një femër.

Vajza brune që u fotografua në hollin e hotelit me futbollistin Wayne Rooney ka zbuluar detaje rreth takimit të tyre. Ajo zbuloi se ai hoqi pantallonat para 3 femrave dhe u fut në një xhakuzi.

Karra Granados quhet vajza që ishte pranë tij para ashensorit në 5:30 të mëngjesit. Në mbrëmjen me shokët, Rooney duket se ka thyer disa rregulla që mund të shkaktojnë zënka me gruan.

Gjithcka nisi në klub, ku ajo me shoqet ishin në zonën VIP dhe tavolina e tyre ishte pranë miqve të Rooney.

“Unë nuk i dhashë rëndësi festës së tij. Por pasi më ofruan një pije, filluam të flisnim. Nuk e kisha idenë kush ishte Wayne Rooney, por dikush tha se ishte futbollist i famshëm", tha ajo.

 

“Ishte një natë e çmendur. Rooney kërceu me të gjithë. Të gjithë po festonin dhe Rooney iu bashkua. Ai ishte në humor të mirë.

Wayne hoqi pantallonat e tij dhe u fut në ujë. Ai iu bashkua të gjithëve. Kishte bokse blu, mendoj se ishin Calvin Clein”, tha 27-vjeçarja.

Pasi mbaroi festa me xhakuzi, ajo shkoi në hotel me Rooney dhe mikun e tij. Por, asgjë nuk ndodhi mes tyre pasi futbollistin e zuri gjumi dhe Karra qëndroi me mikun e tij.

Nuk dihet ende reagimi i gruas së Wayne, Coleen. Ajo po pret Rooney-n që të lërë Amerikën për tu rikthyer në Angli, ashtu sic i ka dhënë fjalën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco