Mauro Icardi thyen heshtjen në lidhje me të ardhmen e tij

Mauro Icardi thyen heshtjen në lidhje me të ardhmen e tij

11:25, 23/08/2019

Mauro Icardi, ishte i pranishëm në ditëlindjen e shokut të tij të skuadrës Loutaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Wanda Nara.

Për herë të parë pas disa kohësh Icardit i kanë rrëshitur disa fjalë në lidhje me të ardhmen e tij në fund të mbrëmjes, por që përsëri nuk sollën qartësi.

Pyetjes së gazetarit, nëse kjo do të ishte nata e fundit si zikaltër, Icardi ju përgjigj me një, Çfarë?

26 vjeçari është një nga emrat më të përfolur  për momentit pasi konflikti i tij me skuadrën është i njohur nga të gjithë.

Por në një moment  të më vonshëm  përgjigja ishte krejt ndryshe. A do të filloni një aventurë të re?  Ai dha një ‘Po’ të prerë. Kjo u përsërit edhe nga Wanda Nara e cila u shpreh: “Ai tha po”.

Nuk dihet nëse kjo ishte në formë e një ironie, apo diçka po ndodh për të ardhmen e lojtarit. Prej kohësh qarkullon lajmi se për 26-vjeçarin interesohet Napoli, por dëshira e lojtarit është të kalojë te Juventusi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco