Sanchez gjithnjë e më pranë Interit

Sanchez gjithnjë e më pranë Interit

12:36, 22/08/2019

Është vetëm çështje kohe dhe Alexis Sanchez do të jetë pjesë e skuadrës së inter.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport” një nga  arsyet se përse po vonohet ky transferim është rroga e lojtarit.

Klubi “zikaltër” kërkon që të paguaj vetëm gjysmën e pagës së lojtarit ndërsa ekipi i United e quan të papranueshme këtë ofertë.Paga e futbollistit është 390 mijë euro në javë.

Megjithatë sipas informacioneve të fundit, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt pritet që gjithçka të zyrtarizohet.

Sulmuesi kilen e dëshiron këtë transferim pasi tek United nuk po mundet të gjejë hapësira për të luajtur.                                                                                 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco