Neymar, trajneri Tuchel i bën një kërkesë klubit

Neymar, trajneri Tuchel i bën një kërkesë klubit

08:30, 22/08/2019

Neymar është emri më i përfolur për momentin në këtë merkato verore.

Ylli brazilian kërkohet nga skuadrat më të njohura në botë, Barcelona, Real dhe Juventus.

Mes ofertave për shkëmbime e huazime për shifra marramendëse, situata papritur mund të ndryshojë plotësisht.

Mediat franceze kanë zbuluar se trajneri Tomas Tuchel, i ka kërkuar klubit që këtë javë Neymar të jetë i gatshëm për të luajtur. Futbollisti është lënë të stërvitet veçmas gjatë ditëve të fundit, pikërisht duke marrë për shkas këto negociata për transferimin e tij. Por humbja e fundit në kampionat ka bërë që situata e teknikut të komplikohet dhe ai ka biseduar me klubin që të përfshijë edhe emrin e Neymar në listën e skuadrës për ndeshjen me Tuluzën.

Gjithçka tani është në dorën e drejtuesve, pasi Neymar nuk mund të refuzojë të luajë, meqë në kontrollet e fundit është konstatuar se nuk ka asnjë lloj dëmtimi. Tani gjithçka është në dorën e Naser Al Khelaifit, pasi nëse ky i fundit do të miratojë kërkesën e Tuchel, Neymar mund ta shohë veten edhe një herë me fanellën e klubit që nuk dëshironte të vishte më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco