Marrëveshja është arritur, Sanchez transferohet te Interi, por ka një problem të fundit!

Marrëveshja është arritur, Sanchez transferohet te Interi, por ka një problem të fundit!

20:19, 21/08/2019

Alexis Sanchez është futbollisti më i ri i Interit dhe pritet vetëm që të vijë “OK” ose faksi nga Mançesteri për të hedhur firmat mbi kontratën e re, duke qenë se agjenti i kilianit, Fernando Felicevich ka shkëmbyer dokumentet e para me drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

“Pengesa” e fundit nuk lidhet me akordin mes Interit dhe futbollistit dhe Interit me Manchester United, por me “dëmshpërblimin” që “Djajtë” duhet t’i japin futbollistit.

Praktikisht, janë disa miliona euro për t’u zgjidhur, sepse kontrata që Sanchez përfitonte ishte “monstruoze” në “Old Trafford”.

Kështu, Interi ka vendosur që për rrogën e Sanchez të shtyhet deri në 4-4,5 mln euro por në rast arrihen objektivat, si kalimi i grupeve në Champions, fitimi i kampionatit apo Kupës së Italisë, atëherë rroga e Sanchez mund të preke deri në 7 mln euro.

Po pjesa tjetër? Sanchez ka vendosur që të ulë pretendimet e tij, kështu që në total janë për t’u paguar 12 mln euro. United ka siguruar se do të paguajë  pjesën e mbetur.

Formula është huazim me të drejtë blerje, por që është “detyrim” i fshehur, duke qenë se rregullat e FFP të detyrojnë në këtë strategji për të mos e zyrtarizuar në bilancin aktual investimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco