Të gjithë në mbështetje të Pogba, 'Stop Racizmit'

Të gjithë në mbështetje të Pogba, 'Stop Racizmit'

12:58, 20/08/2019

Paul Pogba është duke përjetuar racizmin në kurrizin e tij. Tifozë të shumtë të Manchester United e kanë ofenduar mesfushorin në rrjetet sociale, për shkakun se ai humbi penalltinë ndaj Wolverhamton.

Figura të rëndësishme (jo vetëm të Manchester United) dhe të gjitha klubet e Premier League-s kanë reaguar të indinjuar që në vitin 2019 ka ende komente të këtij lloji.

Rashford, duke e cilësuar Pogbanë pjesë të familjes se United, u drejtohet të gjithë tifozëve të “Djajve të Kuq” i irrituar, duke iu shpjeguar që, nëse ofendojnë Pogbanë, ofendojnë të gjithë Manchester United.

Edhe Maguire ka vijuar në të njëjtën linjë, ndërsa klubi i Manchester United ka dalë në një deklaratë duke dënuar këto sjellje, ekipi i Chelsea gjithashtu shfaqi indinjatën e tij.

Në këtë mënyrë të gjithë i kanë bërë një kërkesë rrjetit social Tëitter që të gjitha komentet negative të fshihen automatikisht dhe profilet e këtyre personave të mos ekzistojnë më. Mbi të gjitha, në bazë të të dhënave në profilet përkatëse të realizohen denoncime e nëse ka racizëm dënimi të jetë 3 deri në 8 muaj burg dhe sigurisht të ketë gjoba në vlerë monetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco