Luca Toni i bën pyetjen provokuese Franck Ribery

Luca Toni i bën pyetjen provokuese Franck Ribery

11:29, 20/08/2019

Franck Ribery u largua nga skuadra e Bayern Munich pas 12 vjetësh të kaluar në klubin bavarez, e që nga fundi i sezonit ai është një lojtar i lirë.

Shumë skuadra kanë shfaqur  interes për shërbimet francezit, por Ribery e ka zgjedhur destinacionin e ardhshëm.

Këtë ai e zbuloi me anë të një postimi në rrjetet sociale. "Gati për një sfidë të re", - janë fjalët e ish-lojtarit të kombëtares franceze.

Edhe pse Ribery ka marrë oferta nga vende të ndryshme të botës, Fiorentina duket se ka mundësi t’i sigurojë shërbimet e tij. Presidenti Rocco Commisso tha ditët e fundit se e prisnin me krahë hapur në Itali.

Duke konfirmuar se pista vjollcë është shumë e nxehtë, në postimin e francezit në Instagram erdhi komenti i ish-shokut të tij të skuadrës, Luca Toni, i cili ndezi më tej ëndrrën e tifozëve të Fiores. "Vëllai im... Lojtar i shkëlqyeshëm!! Ahahah, do të vini në Itali??? Ahahahah".

Kështu e pyeti ish-sulmuesi vjollcë, në mënyrë provokuese, dhe mbërriti përgjigjja e francezit: shumë fytyra të buzëqeshura, por edhe “emoji” që nënkupton shenjën “ok”, e ndjekur nga tri zemra. Ndërkohë, detaje dalin në pah nga negociatat gjithëpërfshirëse që toskanët po zhvillojnë me lojtarin. Ribery do të kërkonte praninë e fizioterapistit të tij të besuar, Bianchi, ndërsa oferta e Fiorentinës do të ishte 4 milionë euro neto në sezon. Ndjenja është se zyrtarizimi i ekipit të tij të ardhshëm nuk do të kërkojë shumë kohë, siç la të nënkuptohet nga vetë Ribery. Tifozët vjollcë mund të ëndërrojnë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco