VIDEO/ Mourinho nuk i përmban dot lotët kur pyetet se sa i mungon futbolli

VIDEO/ Mourinho nuk i përmban dot lotët kur pyetet se sa i mungon futbolli

09:37, 19/08/2019

Jose Mourinho nuk ka arritur t’i mbajë dot lotët kur u pyet nga gazetari se a i mungon futbolli. Mou gjithmonë ka ditur që t’i përgjigjet pyetjeve me gjakftohtësi, por kësaj radhe ishte ndryshe, portugezi nuk arriti dot që t’i mbajë emocionet.

“Më mungon futbolli, adrenalina që të jep fusha. Futbolli është futboll, – ka thënë 58-vjeçari, duke shpërthyer në lot. – Për momentin jam duke mësuar gjuhën gjermane. Unë nuk e kam ditur këtë gjuhë. Flas anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht”.

Mourinho ka tetë muaj që është larguar nga fusha e blertë.Ekipi i fundit që ka pasur në drejtim ka qenë Manchester United. Por u shkarkua nga drejtuesit e “djajve” pas humbjes 3-1 ndaj skuadrës së Liverpul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco