Griezmann flet pas humbjes: Na mungoi kontrolli i lojës

Griezmann flet pas humbjes: Na mungoi kontrolli i lojës

13:18, 17/08/2019

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann e ka vajtuar humbjen ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Francezi, madje, mori kritika publike nga trajneri Valverde për paraqitjen në këtë ndeshje të parë zyrtare me fanellën blaugrana.

Edhe pse shkurt, kampioni i botës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke nënvizuar faktin se sezoni është i gjatë dhe situata mund të kthehet shpejt në favor të katalanasve.

"Neve na ka munguar ajo që kushton më shumë në futboll, pasimi i fundit, luajtja më në qendër, kontrolli i lojës".

"Kemi kohë, kampionati është i gjatë. Duhet të punojmë për një angazhim tjetër në ndeshjen pasardhëse. Ne duhet të punojmë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohemi".

Luis Suarez - "Le të shohim se si do të dalin kontrollet mjekësore. Shpresoj të jetë kundër Betis".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco