VIDEO/ Shkëndija zhgënjen sërish, shqiptari i Luksemburgut i jep fitoren Dudelangesit

VIDEO/ Shkëndija zhgënjen sërish, shqiptari i Luksemburgut i jep fitoren Dudelangesit

20:06, 23/07/2019

Pas dramës që pësoi në turin e parë në Champions, Shkëndija e Tetovës vijon të zhgënjejë edhe në Europa League.

Skuadra e njohur shqiptare ka pësuar një tjetër disfatë, këtë herë nga skuadra e Luksemburgut, Dudelange e cila fitoi me përmbysje 2-1.

Në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, Dudelange fitoi me përmbysje falë dy golave të shpejtë të Bettaieb (64') dhe Sinani (penallti 68'), shkruan SYRI.net.

Në minutën e 64-t, pas një gafe të portierit Rexhepi, futbollisti i Dudelanzh, Betaieb, barazoi shifrat ndërkohë që në minutën e 68-të.

Ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Daniel Sinani, i dhuroi fitoren skuadrës së tij, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Vlen të theksojmë që golin e vetëm për Shkëndijën e realizoi Agim Ibraimit i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Takimi i kthimit ndërmjet dy skuadrave do të luhet një javë më pas, respektivisht më 30 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco