Sulmuesi i Kombëtares në radarin e dy skuadrave franceze

Sulmuesi i Kombëtares në radarin e dy skuadrave franceze

21:21, 22/07/2019

Ylli i kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka përfunduar në radarin e skuadrave franceze.

Grezda, i cili aktualisht është pjesë e skocezëve të Rangers, po pëlqehet nga dy skuadrat e njohura Brest dhe Dijon të cilat kanë hyrë në garën për shërbimet e anësorit të Shqipërisë, sipas ‘SunSport’.

Grezda u transferua në Skoci nga skuadra e Osijek, për 2 milionë sterlina, por ai dëshiron të largohet për të provuar një aventurë të re.

Ai ka startuar në vetëm shtatë ndeshje, duke shënuar dy gola për skuadrën e drejtuar nga Steven Gerrard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco