Kjo skuadër e nis mbarë kampionatin, ka gjysmën e formacionit me shqiptarë

Kjo skuadër e nis mbarë kampionatin, ka gjysmën e formacionit me shqiptarë

18:04, 21/07/2019

Skuadra zvicerane Kriens, që militon në ligën e dytë, ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë të kampionatit, me 5 shqiptarë në formacion.

Vendasit mposhtën me rezultatin 1-0 Vaduzin falë golit të sulmuesit Rrezart Hoxha, në fundin e pjesës së parë.

Kapiten i skuadrës së Kriensit është mesfushori i Kombëtares, Burim Kukeli, i cili u transferua disa javë më parë nga radhët e Sionit.

Përveç Kukelit dhe Hoxhës, në formacionin titullar ishin të pranishëm edhe 3 shqiptarë të tjerë.

Bëhet fjalë për 2 qendërmbrojtësit Elvedi dhe Berisha, si dhe mesfushorin 22-vjeçar, Albin Sadrijaj.

Kriensi është pretendent këtë sezon për tu ngjitur në Superligën zvicerane, teksa ka ndërtuar një skuadër tepër të fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco