Zidane: Reali ka diçka të veçantë, Hazard do të bëhet akoma edhe më i mirë

Zidane: Reali ka diçka të veçantë, Hazard do të bëhet akoma edhe më i mirë

22:03, 20/07/2019

Zinedine Zidane pret që Hazard të përmirësohet akoma edhe më shumë gjatë aktivizimit te Reali i Madridit.

Trajneri i “Los Blancos” e ka krahasuar ardhjen e belgut me kohën kur vet legjenda franceze ishte transferuar nga Juventusi në “Santiago Bernabeu” në vitin 2001.

“Atij i duhej një klub si Real Madridi. Ky klub ka diçka të veçantë dhe lojtarët e dinë mirë këtë gjë”, tha fillimisht ai.

“Unë erdha këtu në moshën 29 vjeçare dhe u përmirësova më shumë, ndërsa diçka e ngjashme do t’i ndodhë edhe Hazardit, sepse ne mendojmë se mund të bëhet akoma më i mirë.

“Tashmë e kemi atë dhe do të nxjerrim maksimumin nga ai”, ka thënë trajneri i Los Blancos gjatë konferencës për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco