Sarri: Më pëlqen Pogba, por...

Sarri: Më pëlqen Pogba, por...

13:53, 20/07/2019

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri gjatë një konference për shtyp në prag ndeshjen kundër Tottenham në kuadër të International Champions Cup, ka komentuar çështjen më të përfolur për momentin në kampin juventin, atë të afrimit të Paul Pogba të skuadra torineze.

“Më pëlqen me të vërtetë Pogba. Por, ai është lojtar i Unitedit. Dhe unë nuk jam drejtori sportiv, kështu që nuk e di situatën e tij”, ka thënë Sarri.

Drejtuesit e Juventusit besojnë se ata mund ta bindin Manchester Unitedin ta shesë Pogban, përkundër insistimit të anglezëve, se francezi nuk është në shitje, dhe se është pjesë e rëndësishme e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm.

Vetë Paul Pogba e kishte bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi gjatë kohës kur ishte me pushime në Kinë.

“Mendoj se, për mua, kjo mund të jetë koha e duhur për të pasur një sfidë të re diku tjetër”, kishte thënë ylli francez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco