Lukaku nuk grumbullohet në ndeshjen kundër Inter

Lukaku nuk grumbullohet në ndeshjen kundër Inter

13:17, 20/07/2019

Në orën 13:30 pritet të luhet ndeshja midis Mun United dhe Inter në kuadër të International Champions Cup.

Në prezantimin e formacioneve dhe të grumbulluarve nga skuadra e United bie në sy mungesa e Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg përflitet për një transferim të mundshëm tek skuadra e Inter, dhe për këtë arsye mendohet se është lënë jasht këtij takimi.

Mendohet se marrëveshja midis klubeve është arritur dhe zyrtarizimi mund të jetë çështje ditësh.

Por megjithatë trajneri Solskjaer ka dhënë një  version për mungesën e sulmuesit: “Lukaku mungon sepse nuk është stërvitur mjaftueshëm, dhe nuk është në gjendje për të luajtur”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco