Gjoka e pranon forcën e Debrecenit: Kishin sulm të tmerrshëm

Gjoka e pranon forcën e Debrecenit: Kishin sulm të tmerrshëm

22:18, 18/07/2019

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, u shpreh pas eliminimit nga Debreceni se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.

Sakaq, ai u ndal edhe te merkatoja, ndërkohë që sa i përket të ardhmes, pranoi se trajnerët janë me valixhe në duar.

“Eliminimi? Është për të ardhur keq, sepse skuadra është për t’u përgëzuar, pasi bëri futboll dhe volum loje. Kishim kundërshtar shumë të fortë, me sulm të tmerrshëm të shpejtë. Në futboll ka ligj të pashkruar, kur nuk shënon pëson.

Këto janë diferencat pasi në këto kompeticione janë gjërat e vogla që bëjnë diferencë. Janë të njëjta gabime si atje ku kemi pësuar 3 gola. Gjërat shkuan mirë dhe në pjesën e parë kishim mundësi të bënim golin e dytë për mungesë fati dhe qetësie. Skuadra ka dhënë më të mirën.

Stoli në rrezik? Skuadra e bëri punën e vet. Ne me çantë në dorë jemi”, tha Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco