VIDEO/ Dështim total i skuadrave shqiptare, edhe Kukësi eliminohet nga Europa League

VIDEO/ Dështim total i skuadrave shqiptare, edhe Kukësi eliminohet nga Europa League

22:03, 18/07/2019

Në “Elbasan Arena” u luajt sfida e kthimit e turit të parë të Europa League mes Kukësit dhe Debrecenit, shkruan Syri.net.

Ky takim përfundoi në barazim 1-1, rezultat që e nxjerr jashtë loje Kukësin, pasi kishte humbur 3-0 ndeshjen e parë në Hungari.

Ethemi shënoi për kuksianët në minutën e 17-të, duke ndezur disi shpresat, por në pjesën e dytë barazojnë hungarezët dhe më pas gjithçka merr fund.

Pas Teutës e Laçit, edhe Kukësi eliminohet nga Europa League, duke bërë që ky sezon të jetë një dështim për klubet shqiptare në Kupat e Europës.

Tashmë “flamuri” mbahet nga Partizani, i cili u eliminua nga Championsi, por ka mundësinë të luajë në Europa League, ku do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Gramoz18/07/2019 22:27

Pas ekipit te morrave te kuq te Braçe miut, Baç jevgut, Gaz Lopes dhe Olsi Taqi Xibrakes, mori rrugen e mutit edhe ekipi Syfet Gicit nje tjeter eksponenti te ridhjerjes siçiliste. Te gjith keta bashke, i hane muti Skenderbeut, atij te Korçes dhe jo atij te Mamica Spirobrimes.

Shto koment

Denonco