Problemet që la Neymari, tatimet i kërkojnë Barcelonës 35 milionë euro

Problemet që la Neymari, tatimet i kërkojnë Barcelonës 35 milionë euro

12:50, 18/07/2019

Neymar është në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi brazilian është në telashe me organet tatimore në Spanjë, sepse u detyrohet 26 milionë euro në taksa të prapambetura.

Në këtë mes mund ta pësojë Barcelona, sepse autoritetet kërkojnë t'ia marrin klubit katalan 35 milionë eurot që u detyrohet në total Neymar, duke përfshirë interesat dhe gjobat.

Barcelona është ende në gjyq me Neymar për 26 milionë euro, një bonus që sulmuesi duhej ta merrte kur rinovoi për herë të fundit, shifër që Barcelona nuk ia ka dhënë, duke e konsideruar si klauzolë të pavlerë, për shkak se Neymar iku te PSG pas rinovimit.

“El Mundo Deportivo” raporton se ajo shifër do t'i konfiskohet Barcelonës, duke qenë se prej kohësh nuk po arrihet një marrëveshje mes klubit, lojtarit dhe autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco