Barcelona piketon zëvendësuesin e Jordi Albës, kushton 50 milion euro

Barcelona piketon zëvendësuesin e Jordi Albës, kushton 50 milion euro

16:24, 16/07/2019

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi si zëvendësues i Jordi Albës dhe mesa duket atë e kanë gjetur në Spanjë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Real Betisit, Junior Firpo, i cili shihet si profili ideal për të qenë alternativë e Albës.

22-vjeçari ka një klauzolë largimi 50 milionë euro dhe pikërisht ky çmim konsiderohet i lartë nga katalanasit.

Lojtari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës, dhe do të tentojnë ta transferojnë në “Camp Nou”, për një çmim më të ulët.

Pasi hoqën dorë nga nënshkrimi me brazilianin Luis Filipe, për shkak të moshës së madhe të lojtarit, tani po tentojnë të transferojnë një lojtar me moshë të re.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco