ZYRTARE/ Prezantohet blerja surprizë, Bajerni nënshkruan me sulmuesin shqiptar

ZYRTARE/ Prezantohet blerja surprizë, Bajerni nënshkruan me sulmuesin shqiptar

15:03, 16/07/2019

Leon Dajaku është përforcimi më i ri i Bayern Munichut.

Gjigantët bavarez ditën e sotme kanë zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar, i cili ishte pjesë e Stuttgartit.

Dajaku ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore ndërsa Bajernit të Mynihut kartoni i tij i ka kushtuar 1.5 milionë euro.

Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bayern Munich. Krahas 18-vjeçarit pjesë e gjigantit gjerman janë edhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.

Sulmuesi 18-vjeçari spikati me paraqitjet fantastike në Bundesliga U19 sezonin e shkuar, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste.

Leon Dajaku deri tani është aktivizuar me përfaqësuesen gjermane U-17 dhe U-18.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco