Edhe pse i sëmurë me leucemi, Mihajlovic nuk heq dorë nga trajnimi i ekipit

Edhe pse i sëmurë me leucemi, Mihajlovic nuk heq dorë nga trajnimi i ekipit

16:23, 15/07/2019

Ditën e shtunë opinioni sportiv në Itali, por jo vetëm, u trondit nga lajmi se trajneri i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, kishte rezultuar se vuante nga leucemia, sëmundje e cila ishte në gradë të avancuar.

Ishte vetë tekniku serb, i cili në konferencën për shtyp deklaroi sëmundjen, ndërkohë që pavarësisht vështirësive ai u shpreh se nuk do të dorëzohej, por do të luftonte.

Në këtë mënyrë, ish-trajneri i Milanit, Sampdorias dhe Torinos, deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga skuadra.

Nesër, Mihajlovic do të fillojë kurimin për të luftuar sëmundjen, megjithatë ekipin nuk ka ndërmend ta lërë pas dore, ndërsa seancat stërvitore do t’i ndjekë nëpërmjet videove në telefon.

Ndërkohë që do të jetë në komunikim të vazhdueshëm edhe me pjesëtarët e stafit.

Synimi i momentit për Mihajlovic është të arrijë të dalë nga spitali në kohë për të takuar ekipin para se të nisen për në Austri, megjithatë nëse nuk do të jetë e mundur një pjesë e lojtarëve do ta takojnë teknikun në spital. 

Megjithatë, e sigurt se trajneri 50-vjeçar po lufton me sëmundjen për t’iu rikthyer sërish normalitetit dhe për të ushtruar profesionin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco