Xavi flet për rikthimin e Neymarit te Barcelona

Xavi flet për rikthimin e Neymarit te Barcelona

23:32, 12/07/2019

Xavi Hernandez ka folur për transferimin e mundshëm të Neymarit tek Barcelona.

Në një intervistë për mediat iberike, mesfushori spanjoll tha se është shumë e vështirë rikthimi i brazilianit në “Camp Nou”.

“Do të ishte një lëvizje e pabesueshme. Por unë e shoh shumë të vështirë, me ndershmëri. Unë mendoj se është me të vërtetë shumë e vështirë, që ky transferim të ndodhë. Gjithsesi të shohim, se çfarë do të ndodhë”, u shpreh 39-vjeçari.

Gjithashtu ai foli edhe për transferimin e Griezmann : “Ai është një lojtar i madh, një yll botëror. Ai bëri diferencën me Atletikon dhe  Francën. Unë besoj se do të jetë një lëvizje e madhe”,mbylli intervistën legjenda katalanase.

Xavi Hernandez luajti për 15 vite me Barcelonën, duke u bërë një legjendë e padiskutueshme e klubit katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco