ZYRTARE/ Testet mjekësore, agjenti konfirmon lëvizjen nga Gjermania drejt Interit

ZYRTARE/ Testet mjekësore, agjenti konfirmon lëvizjen nga Gjermania drejt Interit

09:46, 01/07/2019

Të hënën në mëngjes Valentino Lazaro do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore tek Interi.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i mesfushori të njohur, ndërsa Herta e Berlinit për të shitur kartonin e Lazaros ka përfituar 22 milionë euro.

Duke folur jashtë hotelit, ku u sistemua mbrëmë Lazaro, në qytetin italian, agjenti Federico Pastorello tha për “TuttoMercatoËeb”: "Ai është shumë i lumtur, i nevojitet pushimi tani, pasi vizitat mjekësore janë caktuar për nesër (të hënën) në mëngjes".

23-vjeçari, i cili ka kontribuar direkt në 16 gola, në dy sezonet e fundit të Bundesligës, arriti në Milano të dielën, për ta përfunduar transferimin.

Austriaku kaloi pesë vite në ekipin e parë të Salzburgut, përpara se të kalonte te Hertha Berlin në vitin 2017.

Kujtojmë që ditën e sotme Interi zyrtarizoi transferimin e Godin nga Atletico Madrid me parametra zero.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco