Andrea Barzagli merr një detyrë të re te Juventusi

Andrea Barzagli merr një detyrë të re te Juventusi

23:11, 19/06/2019

Andrea Barzagli deklaroi në fund të sezonit se do të largohej nga futbolli i luajtur, duke pasur një ndarje mesh lotësh me tifozët bardhezi.

Por, mesa duket u largua vetëm nga futbolli dhe jo nga Juventusi.

Sipas asaj që raporton “La Gazzeta Dello Sport”, nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë pjesë e stolit të Juventusit në ndihmë të Sarrit.

Para pak kohësh ai mori një propozim nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, si fillim ai kërkoi pak kohë për ta menduar, por sipas mediave italiane tashmë ai ka pranuar.

Ai do të zhvillojë një kurs deri në fillim të këtij sezoni më pas do t’i bashkohet stafit të Mauricio Sarrit.

38-vjeçari pritet të bëjë detyrën e trajnerit për pozicionin e mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco