Fabregas: Messi i gatshëm ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës

Fabregas: Messi i gatshëm ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës

19:57, 15/06/2019

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka shprehur besimin se Lionel Messi është i gatshëm ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës.

Ish-lojtari i Barcelonës beson se me kalimin e viteve Leo ka adaptuar lojën e tij, duke qenë më i kompletuar se asnjëherë më parë.

“Kjo është gjëja kryesore me Leon, ai rizbulon vetën sezon pas sezoni” ka thënë fillimisht Cesc Fabregas.

“Ndoshta ai nuk është lojtari që driblon nga tre lojtarë, katër apo pesë dhe shënon gola të mrekullueshëm.

“Por, tani, ai preferon të bëjë pasime të gjata, duke e lënë Jordi Alban të vetëm me portierin. Ai bën driblime brenda 16-metërshit, mund ta shënojë një gol të veçantë dhe të asistojë… Mendoj se ai është më i kompletuar tani se kurrë më parë”.

Më pas Fabregas ka thënë se “Messi ka arritur në fazën ku është i kompletuar dhe mund të fitojë trofe edhe me Argjentinën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco