Arsenali i rrit pagën vjetore, Strakosha i gatshëm të transferohet në Londër

Arsenali i rrit pagën vjetore, Strakosha i gatshëm të transferohet në Londër

13:07, 14/06/2019

Thomas Strakosha është një nga emrat që po lakohet gjithnjë e më shumë në shtypin anglez.

Teksa Tottenhami është një prej londinezeve të interesuara për shërbimet e portierit të Kombëtares shqiptare, së fundmi u shtua edhe skuadra tjetër për ta bërë “derbi”, Arsenali.

Mediat angleze kanë bërë me dije se “Topçinjtë” janë të gatshëm që të paguajnë kartonin, por edhe të përmirësojnë termat financiarë të pagesës së tij.

Aktualisht, te Lazio do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë për një shifër nga 25 deri në 30 milionë euro, ndërsa shqiptari paguhet 1 milion euro (neto) në vit.

E si të mos mjaftonin këto zëra të merkatos nga Anglia, në Itali bëjnë me dije se bardhekaltrit po punojnë për një zëvendësues të mundshëm.

Lazio ka zgjedhur 20-vjeçarin e Fiorentinës, Alban Lafont, si pasues të mundshëm të Thomasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco