Barcelona do rinovohet, do skarcohen 10 lojtarë

Barcelona do rinovohet, do skarcohen 10 lojtarë

09:57, 14/06/2019

Dy goditjet e fundit të sezonit nga Liverpooli dhe Valencia për Barcelonën, bënë që katalanasit të zgjohen dhe të shohin se çfarë do të bëjnë sezonin që vijon.

Sipas “The Mirror”, Barcelona do të nisë një herë nga skarcimet dhe më pas do të blejë lojtarë të rinj.

Pra, klubi katalanas po përgatit një revolucion në përbërjen e ekipit

Vermalen, Murijo, Boateng, Silesen, Semedo, Umtiti, Andre Gomez, Denis Suarez, Malkolm dhe Kutinjo, janë 10 lojtarët që Barcelona ka nxjerrë në shitje.

Gjithashtu në ndjekje është dhe Ivan Rakitiç. Nëse në dyert e klubit do të vinte një ofertë e mirë, katalanasit do ta linin të largohej kroatin.

Pas këtyre skarcimeve, klubi do të hidhet në sulm për të gjetur emra cilësorë për çdo repart.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco