Formula 1/ Përfundon në Apel gara e Çmimit të Madh të Kandasë, Ferrari kërkon...

Formula 1/ Përfundon në Apel gara e Çmimit të Madh të Kandasë, Ferrari kërkon...

12:27, 10/06/2019

Ferrari nuk dorëzohet dhe ka vendosur të apelojë vendimin e komisarëve të garës në Çmimin e Madh të Kanadasë, të cilët i dhanë një penallti prej 5 sekondash, gjermanit Sebastian Vettel, duke i hequr fitoren nga duart pilotit të skuadrës italiane.

Vettel bëri një manovër të rrezikshme në daljen e tij nga pit stopi për të mbrojtur pozicionin e parë të cilin e kishte mbajtur gjatë gjithë garës, duke rrezikuar përplasjen me Hamilton që vinte nga pas.

Hyrja në pistë e gjermanit u konsiderua e rrezikshme nga komisarët e garës në Montreal dhe për këtë arsye ai u penalizua me 5 sekonda dhe pavarësisht se e mbylli garën i pari, në fund fitorja i shkoi pilotit anglez.

Vettel nuk pranoi këtë vendim, duke bërë skena të pahijshme në fund të garës, ndërkohë që Ferrari e ka çuar në Apel këtë çështje me shpresën se veprimi i Vettel do të cilësohet i rregullt dhe do i hiqet penalizimi për ta marrë fitoren që në pistë e arriti me meritë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco