Moldavia vjen në Shqipëri pa kapitenin

Moldavia vjen në Shqipëri pa kapitenin

12:11, 10/06/2019

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në orën 20:45 në “Elbasan Arena” ndeshjet e katërt në Grupin H të eliminatoreve të EURO 2020 ndaj Moldavisë.

Kundërshtari vjen në vendin tonë me një moral pozitiv, pas fitores së arritur me rezultatin 1-0 përballë Andorrës.

Në këto kushte, Moldavia vjen në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë në këtë përballje.

Mirëpo, për moldavët ka një lajm të keq, sepse në ndeshjen e fundit, kapiteni Artur Ionita u ndëshkua me karton të kuq.

Mesfushori i cili aktivizohet me Cagliarin në Itali, u ndëshkua me dy të verdhë në sfidën e fundit dhe për pasojë, Moldavia vjen në vendin tonë pa kapitenin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco