Ajeti: Na kishte munguar prej kohësh kjo atmosferë në Kombëtare

Ajeti: Na kishte munguar prej kohësh kjo atmosferë në Kombëtare

16:16, 04/06/2019

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, doli sot në konferencë për shtyp për të folur për sfidën e 8 qershorit në transfertë me Islandën, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë janë grumbulluar aktualisht në Frankfurt të Gjermanisë, ku po kryejnë përgatitjet e fundit për sfidën me islandezët.

“Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket çdo gjë shumë mirë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarëve ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë”, pohon Ajeti.

Në lidhje me repartin e mbrojtjes, futbollisti që luan me Grasshopper në Zvicër thekson: “Ne si lojtarë në çdo ndeshje mundohemi të japim maksimumin dhe pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Nuk kam një përgjigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë në mbrojtje apo në sulm, por janë të gjithë fajtorë dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi”.

Në fund Ajeti deklaroi: “Të luajturit me zemër, duke mbrojtur mirë dhe duke dhënë gjithçka kemi është forca jonë. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i zbatojmë detyrat që na jep ai”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco