Inter synon ‘goditjen’ e madhe në merkato, sytë nga talenti i Ajaxit

Inter synon ‘goditjen’ e madhe në merkato, sytë nga talenti i Ajaxit

10:18, 04/06/2019

Interi po synon të kryejë një transfertë të madhe.

Drejtuesit zikaltër kanë hyrë në negociata me Ajaxin për të transferuar talentin holandez, Donny van de Beek, shkruan SYRI.net.

Holandezi 22-vjeçar nuk lëviz nga Amsterdami pa një ofertë vërtet të parefuzueshme dhe Ajaksi i ka dhënë provat duke refuzuar prerazi 35 milionë eurot e Dortmundit.

Në orët e fundit raportohen në Milano disa përfaqësues të lojtarit, teksa nëse kërkon ta parakalojë konkurrencën, Interi duhet të bëjë gati një çek prej jo më pak se 50 milionë euro.

Përpara një shifre të tillë, drejtuesit nga Amsterdami mund të tundohen duke i dhënë “dritën jeshile” transferimit të mesfushorit të talentuar.

Për Donny van de Beek janë interesuar klube të mëdha si Manchester United dhe Reali i Madridit por ofertat e tyre kanë mbetur vetëm në zëra thashethemesh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco