VIDEO Skandal/ Tifozët e Tiranës thirrje ‘Allahu ekber’ më pas shajnë me libër shtëpie

VIDEO Skandal/ Tifozët e Tiranës thirrje ‘Allahu ekber’ më pas shajnë me libër shtëpie

20:06, 27/05/2019

Tirana ndodhet në një moment delikat pasi janë vetëm një hap larg mbijetesës në Superligë.

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-1 në transfertë përballë Laçit në javën e parafundit të Kategorisë Superiore.

Në mbështetje të ekipit bardhebluve, ishte një numër i konsiderueshëm tifozësh, që kishin shkuar për të përkrahur ekipin në një moment jo të mirë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video skandaloze ku tifozët bardheblu thërrasin në një moment të sfidës “Allahu ekber”. Një thirrje kjo që bëhet në një qytet si Laçi, i cili personifikohet edhe me një nga objektet e shenjta fetare, siç është e njohur gjerësisht edhe “Kisha e Laçit”.

Por akoma edhe e rëndë është thirrje e tifozëve ku pas “Allahu ekber”, vijnë edhe disa të shara me fjalor banal drejtuar tribunës kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco