UEFA i prish Arsenalit planin për finalen e Europa League

UEFA i prish Arsenalit planin për finalen e Europa League

09:15, 27/05/2019

Planet e Arsenalit për të treguar mbështetje për Henrikh Mkhitaryan gjatë finales së Europa League kundër Cheleat janë bllokuar nga rregullat strikte të UEFA-s.

“Topçinjtë” po mendonin të vishnin bluza më emrin e futbollistit armen, në shenjë solidarizimi, pasi nuk do të jetë pjesë e finales për arsye sigurie.

Mirëpo UEFA ka konfirmuar se çdo lëvizje e tillë është e ndaluar dhe nëse ndodh do të merren masa të ashpra.

UEFA ka saktësuar se uniformat që veshin pjesëtarët e të dyja skuadrave si dhe ato të fituesve janë subjekt i miratimit nga organi qeverisës i futbollit evropian.

Stafi i Arsenalit është treguar shumë i kujdesshëm në deklaratat për Mkhitaryan në Baku, ku mbizotërojnë tensionet politike me Armeninë.

“Topçinjtë” nuk duan krijojnë armiqësi, ndaj do të anashkalohen edhe qëndrimet për 30-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco