Chiellini tregon si do të jetë trajneri i ri i Juventusit

Chiellini tregon si do të jetë trajneri i ri i Juventusit

22:22, 26/05/2019

Juventusi u mund ditën e sotme nga Sampdoria, por askush në kampin bardhezi nuk e ka mendjen te ky fund sezoni.

Të gjithë janë me sy e vesh nga presidenca, për të zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do të marrë Juventusin për dore sezonin që vjen.

Madje dhe Chiellini pret me padurim teknikun e ri. Pas ndeshjes së sotme, kapiteni ka folur shkurtimisht në lidhje me këtë temë, për mediat italiane.

“Ai do të jetë një teknik fitues, do të jetë sigurisht një prej emrave, që ka dalë nga mediat këto ditë, por nuk e di me siguri se cili”, kanë qenë fjalët e Chiellinit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco