ZYRTARE: Juventus merr vendimin për Ronaldon

ZYRTARE: Juventus merr vendimin për Ronaldon

15:50, 25/05/2019

Kampionët e Juventusit të dielën në orën 18:30 luajnë në transfertë kundër Sampdorias në ‘Luigi Ferraris’.

Trajneri Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Sampdorias.

“Ai nuk do të jetë atje, ai duhet të pushojë për ekipin kombëtar, dhe është e drejt që edhe të tjerët të luajnë”, ka deklaruar Allegri në konferencë për shtyp.

Me mungesën ndaj Sampdorias, Ronaldo e mbyll sezonin e parë në Serie A në fanellën e Juventusit me 21 gola të shënuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco