Rakitiç i hap 'luftë' De Jongut: Nuk luan dot në pozicionin tim...

Rakitiç i hap 'luftë' De Jongut: Nuk luan dot në pozicionin tim...

08:52, 24/05/2019

Ivan Rakitiç premton se do të qëndrojë te Barcelona dhe i hap “luftë” mesfushorit holandez, De Jong.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo” kroati thotë se talenti i Ajaxsit nuk transferohet për t’i zënë vendin.

Rakitiç dëshiron një tjetër Champions me fanellën katalanase dhe mohon zërat për një transferim të mundshëm të tij tek Interi. Ai gjithashtu e ka të vështirë të gjejë arsyet e humbjes ndaj Liverpoolit.

Për të fituar Champions-in në të ardhmen, klubi e ka bërë blerjen e parë. Si ju duket De Jong?

Më vjen shumë mirë që kanë firmosur me të. Mbi të gjitha vjen një lojtar i ri që po luan mjaft mirë dhe klubi do të forcohet. Por secili në skuadër ka vendin e tij. Unë i uroj shumë fat dhe e respektoj 100%, por mendoj se nuk po vjen për të luajtur në vendin tim. Për më tepër, ai nuk është roli i tij i preferuar…

Çfarë ndodhi në atë ndeshje në “Anfield”?

Sikur ta shpjegoja dot… Në futboll ndodhin gjëra që nuk mund t’i shpjegosh dot. Si shpjegohet që njeriu më i shpejt në botë bën 100 metra në 10 sekonda? Ne duhet të mësojmë nga këto gabime që kemi bërë. Është koha për të ndryshuar faqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco