Po planifikohet shkëmbimi i lojtarëve, Juventus – Man United

Po planifikohet shkëmbimi i lojtarëve, Juventus – Man United

15:30, 22/05/2019

Manchester Unitedi raportohet se ka nisur bisedimet me familjarët e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybalas.

Ky lajm vjen vetëm një javë pasi vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i Dybalas, Gustavo, tha se 25-vjeçari gjatë merkatos së verës mund të largohet nga Juventusi .

Sipas gazetës së madhe italiane, “Tuttosport”, Manchester Unitedi është duke menduar edhe shkëmbimin e mundshëm ndërmjet Pogbasë dhe Dybalas.

Vetë e ardhmja e Pogbës është vënë në qendër të vëmendjes pasi Manchester United ka dështuar të kualifikohet sezonin e ardhshëm në Champions League.

Për Dybalan gjithashtu është spekuluar se mund të transferohet edhe në Atletico Madrid, ku mund ta zëvendësojë Antoine Griezmannin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco