Politika e la jashtë finales së Europa League, reagon Mkhitaryan: E dhimbshme!

Politika e la jashtë finales së Europa League, reagon Mkhitaryan: E dhimbshme!

17:31, 21/05/2019

Arsenali ka vendosur që të mos e marrë me vete mesfushorin Henrik Mkhitaryan në Azerbajxhan.

Mesfushori armen për shkaqe politike nuk do të jetë në dispozicion të londinezëve për ndeshjen finale të Ligës së Evropës kundër Chelseat.

Armenia dhe Azerbajxhani nuk kanë raporte të mira politike dhe gjendja mes dy shteteve është tensionuar.

Vetë Mkhitaryan ka postuar një mesazh të shkurtër në Twitter, duke evituar polemikat:

"Është një nga ato ndeshje që nuk e luan shpesh në jetë dhe më duhet ta pranoj, është shumë e dhimbshme të mos e luash. Gjithsesi, do të bëj tifozllëk për shokët e skuadrës! Le ta sjellim në shtëpi!", shkruan mesfushori armen i Arsenalit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco