FOTO/ Bayern Munchen projekton zëvendësuesin e Lewandowskit

FOTO/ Bayern Munchen projekton zëvendësuesin e Lewandowskit

23:34, 20/05/2019

Bayern Munchen hedh sytë nga Werder Bremmen për një sulmues.

Robert Lewandowski i duhet të bëjë edhe pushime, duke parë 30 vitet që mban në supe.

Gjermanëve u nevojitet një zëvendësues për polakun, pas ikjes së Sandro Wagner në janar drejt Kinës.

Sipas "Sport 1", Max Kruse është emri më i arritshëm për momentin.

Image

31-vjeçari ka bërë shumë mirë këtë vit në Bremen. Ai është lojtari me shifrat më të mira tek ekipi i tij me 11 gola dhe 9 asiste në 32 ndeshje.

Kruse luan që nga viti 2016 me Werder Bremenin dhe në 84 ndeshje regjistron 32 topa të çuar në rrjetë. Gjermanit i ka skaduar kontrata dhe është lojtar i lirë.

Bayerni qëndron gati për ta rrëmbyer dhe për ta veshur bavarez. Ky do të ishte një transferim i leverdishëm për ekipin e Kovac, pasi marrin falas një lojtar shumë cilësor.

Kruse do të kishte kënaqësinë të luante në një klub të madh si Bayerni dhe nuk do ta bezdiste fakti që pritet të jetë zëvendësues i Robert Lewandowskit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco