Gattuso i bindur: Do të vazhdoj punën time

Gattuso i bindur: Do të vazhdoj punën time

21:07, 19/05/2019

Milani ka kryer misionin e vet ndaj Frosinones në javën e parafundit të Serie A, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, të cilën e ka analizuar Gattuso pas përfundimit të saj.

Tekniku italian ka folur para mediave, për sfidën dhe të ardhmen e tij te Milani.

Ishte një lojë e vështirë dhe këtë e dinim. E ardhmja? Unë them vetëm që janë bërë shumë biseda. Në 1 korrik të gjithë më kanë thënë që do të largohesha nga klubi. Renditja flet dhe unë mund të gjykohem, por kjo skuadër ka bërë shumë, në sajë të djemve që më kanë ndjekur. Ne kemi bërë mirë, duke shkuar në gjysmëfinale të Kupës. E vetmja e metë ishte skualifikimi nga Liga e Europës. Unë do të vazhdoj punën time, shpresoj ta bëj te Milani”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco